Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Të organizuar në rrjetet sociale një grup emigrantësh kishin menduar që kthimin në Shqipëri për festat e fundvitit ta shfrytëzonin edhe për zhvillimin e një proteste para kryeministrisë. Sipas procedurave për zhvillimin e tubimit, emigrantët i janë drejtuar për leje policisë së Tiranës por në kthim përgjigje, blutë e kryeqytetit kanë refuzuar që protesta të zhvillohet.
Në shkresën refuzuese theksohet se protesta do sjellë pengimin e qarkullimit rrugor ndërkohë që paralajmërohet se në rast se tubimi mbahet pa leje përgjegjësit do përgjigjen edhe penalisht.
I pyetur për ktë çështje nga Korca presidenti Ilir Meta dha ktë përgjigje: “Nuk e besoj të jetë e vërtetë, por nëse është i ftoj emigrantët të vijnë ta bëjnë protestën në oborrin e presidencës”.
Pas Kreut të Shtetit, ishte Lëvizja Socialiste për Integrim që shigjetoi Ministrinë e Diasporës.
“Kemi parë show me takime me diasporën, kemi edhe një ministri, paratë e emigrantëve i kanë jetike, por protestën s’ua lejojnë se u prishet terezia”, deklaron Vasili.
Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla shpjegoi se problemi i kërkesës së diasporës është se nuk dihet kush e organizon dhe ligji për tubimet kërkon që të identifikohen organizatorët.
Opozitës së shqetësuar për të drejtat e emigrantëve ai iu përgjigj duke i ftuar të votojnë reformën zgjedhore që i hap rrugë të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Emigrantët kishin parashikuar të protestonin për tre ditë më radhë nga 4 orë, në datat 28, 29 dhe 30 dhjetor.
Top Channel