Moti i keq paralizon SHBA-në/ Mbi 5000 fluturime anulohen pas stuhisë së borës, ndërprerje energjie për më shumë se 600 mijë prona Partia Demokratike sulmoi socialistin Safet Gjici se ka përfituar 1.5 milionë dollarë nga shefi i tij politik Edi Rama, për një projekt të pakontraktuar nga qeveria.
“Me aktin e fshehtë normativ, Edi Rama i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit. Nëpërmjet kompanisë “Kevin Construction”, Safet Gjici ka lidhur kontratë prej 5 milionë dollarë me këtë universitet, i cili, sipas dokumentave të tenderit, duhej të financohej plotësisht nga të ardhurat e vetë universitetit”, deklaroi Dorian Teliti, këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike.
Demokratët akuzojnë Edi Ramën se në 5 vite i ka dhënë kandidatit të tij të përhershëm për Bashkinë e Kukësit 30 milionë dollarë tendera, shumicën e të cilëve pa garë apo me garë fiktive: “30 milionë dollarë janë të mjaftueshme për të nisur ngritjen e një infrastrukture moderne, me auditorë, biblioteka dhe pajisje laboratorike për të gjithë universitetet e vendit”.
Partia Demokratike kërkon që qeveria të bëjë transparencë se përse mes dhjetra projekteve Edi Rama ka përzgjedhur të financojë kompaninë e Safet Gjicit.
Top Channel