Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Gjirokastër.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi i bëri sërish thirrje anëtarëve të LSI që të palosin flamurin e partisë dhe të shpalosin flamurin kombëtar duke iu bashkuar protestës së studentëve.

“Studentët i kanë dhënë një dimension tjetër jetës politike dhe dimension tjetër i kanë dhënë edhe reagimit qytetar. Ata mbajnë zjarrin e protestës ndezur edhe pse janë me pushime. Ne kemi bërë thirrje që të palosni flamurin e LSI dhe të shpalosin flamurin kombëtar. Protesta ishte një sinjal shumë i mirë, por për hir të vërtetës duhet të bëjë që të na vrasë ndërgjegjja. Studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare, pasi thanë se nëse politikanët nuk reagojnë do reagojnë ata. Studentët e Gjirokastrës duhet t’i bashkohen atyre të Tiranës. Mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte një sinjal shumë i keq. 30 qershori do jetë jo vetëm ditë zgjedhjesh lokale, por edhe dhe ditë e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Kryemadhi.

Top Channel