Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur sot që të nis procedurat për plotësimin me anëtarë të përkohshëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kjo strukturë e njohur ndryshe si SPAK, sipas KLGJ-së do të plotësohet si fillim me gjyqtarë të përkohshëm.
Ndërkohe që KLGJ ka vendosur gjithashtu të kryhet vetting për magjistratët e rinj të cilët janë diplomuar në vitin 2018.
Gjatë mbledhjes së sotme, KLGJ ka pranuar dhe kërkesën e dorëheqjes së gjyqtarit, Metush Saraçi.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 27.12.2018 mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtuan disa nga prioritet në lidhjen me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.
Më përputhje me komptencat e përcaktura nga ligji, Këshilli vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rruge krijimit të këtyre gjykatave.
Gjithashtu nisi procesin e komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018.
Këshilli miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje”, thuhet në njoftimin e KLGJ.
Top Channel