Presidenti Meta ka analizuar nga Korça për vendimet e fundit të qeverisë në lidhje me kërkesat dhe protestat e studentëve.

Sipas tij është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji dhe është patjetër e nevojshme që të jepet një zgjidhje e besueshme dhe afatgjatë për problemet e
arsimit të lartë dhe të studentëve në mënyrë të veçantë.

Meta premton nga Korça se do të mbështesë çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim.

Ndërsa zgjidhja e problemit mbetet sipas presidentit përmes një dialogu të sinqertë,jo provokues,jo ndarës,jo intimitus dhe përmes një bashkëpunimi të besushëm dhe konstruktiv.

Top Channel