Për shitësit që i vendosin nëpër kioskat e Romës nuk ka arsye të ndihen të turpëruar. “Është pjesë e punës”, thonë ata, ndërsa mbështesin kopjet e fundit të kalendarit të ri të vitit 2019, i cili ka në qendër të tij një personazh që shumë italianë kërkojnë ta harrojnë: diktatorin fashist, Benito Mussolini.
Kalendari ka për çdo muaj, nga janari në dhjetor, fotot e Duçes. Nostalgjikët në mesin e popullatës italiane nuk mungojnë dhe janë përpjekur prej kohësh ta mbajnë gjallë shpirtin e ish-liderit fashist, por rritja e populizmit duket se ka ndihmuar akoma më shumë të shkelen tabutë që rrethojnë emrin e tij.
Gamma 3000 ka qenë e para që nisi të printojë kalendarë të Mussolinit në fillimin e viteve ‘90 dhe tani konkurron me tre rivalë të tjerë. Rreth 10 000 kalendarë nxirren në treg prej kësaj kompanie çdo vit dhe vendosen në kioska në mbarë Italinë, pavarësisht nëse ka pasur kërkesa për kopje të tyre apo jo.
Ato vendosen në krah të gazetave për shkak të një rregulli që e lejon një gjë të tillë, megjithatë pronarët e kioskave nuk janë të detyruar t’i shesin. Kërkesa për kalendarin që kushton 9.90 euro është rritur sipas drejtuesit të kompanisë, Renato Circi, bashkë me valën e populizmit. Ai madje pretendon se ka dhe një shtim të numrit të të rinjve që shfaqen si adhurues të Mussolinit.
Top Channel