“Na ke lënë syrin me lot, na thau shpirtin…”/ Agron Llakaj dedikim prekës në 6-mujorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes
24/11 12:12
Një çift në Britaninë e Madhe që mendoi se shtëpia që gjetën ‘shtëpinë e ëndrrave’, tashmë thonë se janë të acaruar nga zhurmat e fqinjëve, që jetojnë sëbashku me 11 fëmijë.
Lydia Scott, 31 vjeç, thotë se ajo dhe partneri nuk kishin dijeni që do të jetonin poshtë apartamentit të një familje të madhe, por këtë e morën vesh pasi u futën në shtëpinë e re me qira në Stoke Newington në verlindje të Londrës.
Ajo shprehet se nga apartamenti sipër kishte zhurma të përhershme, përfshirë dhe fëmijët që vraponin deri në orën një të natës.
Lydia është ankuar te kryefamiljari, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ata vazhdojnë ta paguajnë 1300 paundë qira në muaj për apartamentin, plus zhurmën.
Top Channel