Fundi i këtij viti shënon edhe mbylljen e pikave të basteve dhe lotove në Republikën e Shqipërisë, në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave.

Dhjetëra pika bastesh nëpër lagje janë mbyllur tashmë, e kanë filluar të shesin mobiliet dhe televizorët.

“Shumë mirë kanë bërë, se po lënë njerëzit fëmijët rrugëve. Ta kishin bërë më përpara, mirë do bënin”, shprehen qytetarët.

Në bazë të një urdhri të firmosur nga 3 ministri, këtë fundviti ndalohen në treg fishekzjarret dhe kapsollat. Përdorimi i këtyre artikujve do të bëhet në raste festash kombëtare dhe eventesh të mëdha, ndërsa në raste gëzimesh familjare si dasma e ditëlindje, hedhja e kapsollave do të bëhet vetëm pasi të jetë marrë leja përkatëse nga komisariati i policisë.

Njerëzit shprehen pro urdhrit. Ata përmendin rastin e oficeres se policisë Ina Nuku, e cila pësoi dëmtime të renda nga kapsolla që i hodhën gjatë protestës së banoreve të Astirit.

“Jane te rrezikshme. Mua me plasi ne dorë. Është shumë mirë që mjetet plasëse të mos jenë në duart e kujtdo, por të bashkisë, si në gjithë botën, thotë një zotëri”, thonë qytetarët.

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që viti i ri nis me lajme për plagosje dhe dëmtime nga fishekzjarret e kapsollat. Të shpresojmë që ky urdhër do të frenojë raste të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA