Duhet të ishte një ditë feste por Krishtlindja është përgjakur në Itali, ku një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Shkodrani Rajmod Thacina me banim në Nichelino gjeti vdekjen në aksidentin që ndodhi në rrugën provinciale 222 në Castellamonte.
Djali drejtonte një automjet “Citroen C3” dhe udhëtonte së bashku me një vajzë 28-vjeçare rumune, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Giovanni Bosco.
26-vjeçari u përplas me një “Fiat Idea” që vinte në drejtimin e kundërt, pak përpara kryqëzimit për në Bairo dhe ndërroi jetë në çast.
Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone. Edhe ai u transportua për në spital pas plagëve të marra, ndërsa dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët.
Top Channel