Moti i keq me reshje bore dhe stuhi ere ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona në vend.

Për të menaxhuar situatën, me rastin dhe të festave kur është shtuar konsumi i energjisë elektrike në rrjet, kompania OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të saj, për të garantuar një furnizim sa më cilësor me energji.

Kjo solli përmirësim të furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin me 70%, sipas OSHEE-së.

Sot gjatë mesnatës Nst i Korçës pësoi avari duke sjellë mungesë të energjisë për disa zona, por situata u normalizua brenda 2 orësh. Aktualisht furnizohet me energji elektrike qyteti i Korçës, Dardha dhe Voskopoja. Nga raportimet e fundit është normalizuar situata në bashkinë e Bilishtit.

Brigada e Tensionit të Lartë të OSHEE, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta vënë në punë dhe stabilizuar situatën brenda paradites së ditës së nesërme.

Top Channel