Në katedralen Ringjallja e Krishtit në Korçë, meshën e udhëhoqi mitropoliti i Korçës, Imzot Johani. Mesazhi i tij për besimtarët dhe shoqërinë shqiptare ishte për më shumë mirësjellje.
Më tej dita ka vazhduar edhe me vizitat dhe urimet në selinë e Mitropolisë së Shenjtë.
në të gjitha kishat e Jugut të vendit janë zhvilluar dhjetëra ceremoni fetare. Lindja e Krishtit u kremtua në Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe Delvinë.
Nga kisha e Hyjlindëses në Gjirokastër ku qindra besimtarë kanë pritur lindjen e Krishtit at Theodhori uroi për më shumë paqe dashuri. Pjesë e festimeve u bënë edhe disa qindra emigrantë që kanë mbëritur për të festuar Krishtlindjet në vendlindje.
Në Durrës mesha solemne u mbajt dhe në kishën ortodokse të Shën Astit e Shën Pavlit ku besimtarët u lutën për më shumë shpresë, mirëqenie ekonomike, paqe dhe gëzim, qetësi dhe dashuri, në një atmosferë festive.
Top Channel