Kylian Mbappe është futbollisti më i mirë francez i vitit. Ky është verdikti i dhënë nga revista prestigjioze franceze ‘France Football’ sipas së cilës sulmuesi i Paris Saint Germainit ka lënë pas atë të Atletico Madrid, Antoine Griezmann që në garën për Topin e Artë ishte përpara 20 vjeçarit.

Për Kylian Mbappe viti 2018 do të jetë i vështirë të harruar, vit në të cilin ai u shpall kampion bote me përfaqësuesen franceze, sukses të cilit i bashkohet edhe titulli kampion i Francës dhe trofetë e fituar në Kupën e Francës dhe të Ligës.

Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja prestigjioze ‘L’Equipe’, Mbappe ka shënuar 34 gola në të gjitha kompeticionet, 25 nga të cilët me Paris Saint Germainin dhe 9 me kombëtaren e Francës.

Në 3 dhjetor ai fitoi çmimin si Lojtari i ri më i mirë i vitit, që këtë vit u akordua për herë të parë, edhe ky një çmim i dhënë nga France Football
‘Nuk dua që 2018 të jetë një vit unik, dua që të jetë një etapë më shumë mes viteve të tjerë po kaq unikë-ishin fjalët e Mbappe në ceremoninë e 3 dhjetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA