Festojnë Katolikët e Shkodrës; Besimtarët në Meshën e udhëhequr nga Massafra
25/12/2018 10:31
Në katedralen “Shën Shtjefnit” në Shkodër u kremtua mesha e Krishtlindjes, një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve të Krishterë.
Mesha u drejtua nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra. Qindra besimtarë të krishterë të cilët pavarësisht shiut të vazhdueshëm nuk munguan.
Çdo njeri të jetojë me paqe në shtëpi e kudo, të jetojë në paqe kudo në botë. Këtë natë duhet të tejkalohet çdo vështirësi, urrejtje e mëri ndaj të tjerëve, duke hapur zemrën per dashuri.
Ishte ky mesazhi i Aqipeshkvi për të pranishmit.
Top Channel