Rreth 800 pasagjerë kanë mbërritur sot në portin e Vlorës nga Italia për të kaluar festat e fund vitit.

Në këtë prag festash Porti i Vlorës ditën e sotme ka pasur fluksin më të madh të hyrjes që nga koha e sezonit veror.

Emigrantët shprehen se ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i vështirë pasi kemi qëndruar 10 orë në det për shkak të detit me dallgë.

Ndërkohë policia kufitare ka marrë masa që të mos ketë vonesa në kontrollin e dokumentacionit dhe për këtë janë hapur 10 sportele nga 4 që ka çdo ditë të zakonshme të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA