Policia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçari i cili po tentonte që të vidhte një banesë në këtë qytet.

Policia bën me dije se arrestimi i tij është bërë pasi ai ka kundërshtuar dhe forcat e policisë. Më tej bëhet me dije se ky shtetas i identifikuar me inicialet T.Q. dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve të tjera të bëra kohët e fundit në Elbasan.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia arreston në flagrancë një shtetas për tentativë vjedhje të një banese, si dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë .
21 vjeçari i arrestuar i dyshuar edhe si autor i katër vjedhjeve të tjera të banesave.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Q., 21 vjeç, banus në lagjen “5-Maj”, Elbasan.
Arrestimi u krye pasi në orët e para të mëngjesit në lagjen “5-Maj”, ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetases Sh.M., banuese në Elbasan. Ky shtetas në momemtin e shoqërimit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë, konkretisht:
• Më datë 20.10.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.T., ku kanë marrë 40.000 lekë dhe 200 euro.
• Më datë 29.10.2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B.C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro.
• Më datë 08.11.2018, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A.B, ku ka marrë një televizor “Plazma”, 32 polësh.
• Më datë 20.11.2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M.P., ku ka marrë 70000 lekë dhe disa bizhuteri.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA