Për shkak të një avarie të rëndë në transformatorin e nënstacionin Korçë kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Bilishtit, Vranishti, Gjanci, Rehova dhe pjesërisht periferia Korçë.
Grupet e punës të OSSHE janë ende në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.
Theksojmë se qyteti i Korçës dhe zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës furnizohen normalisht me energji.
Sipas të dhënave nga OSHEE, është nisur drejt Korçës një transformator të ri, për të stabilizuar situatën, por do të duhen të paktën 24 orë për normalizimin dhe zgjidhjen e problemit.
Aktualisht mbeten pa energji disa lagje te qytetit të Korçës. Pa energji edhe Voskopoja, Vithkuqi, Voskopi dhe fshatrat e fushës se Korçës. Prej mbrëmë mungon energjia edhe në Devoll.
Top Channel