Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur e kanosur verbalisht punonjësen e Bashkisë së Elbasanit.
Në pranga ka përfunduar shtetasi A.S, banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë dhe ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës”.
“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ‘Brigada 17 Sulmuese’, Elbasan ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M.D. 35 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa” punonjëse e Bashkisë Elbasan.
Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”.
Top Channel