“Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish-serave”.

Ky ishte reagimi i Partisë Demokratike pasi Ministria e Financave u shpreh e gatshme për të vënë në dispozicion dokumentet që provojnë se fituesi i vërtetë nuk është Edmond Bego, por trashëgimtarët Pinari.

“Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpëmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit.

A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?

Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe”, lexohet në reagimin e PD-së.

Top Channel