Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ishte i ftuari special i “Zona Gol”, ku komentoi ecurinë e të kuqve në pjesën e parë të sezonit si dhe zbuloi një objektiv të rëndësishëm të merkaos.

I mërzitur me barazimin 1-1?

Po, jam pak i mërzitur, prisja më tepër për taolsi rama.

Të jesh kampion dimri ndoshta e vë skuadrën në presion…

Po të më kishin dhënë një letër të bardhë për të firmosur për vendin e parë, nuk do ta kisha firmosur, sepse nuk do të doja asgjë të pamerituar. Jemi me meritë në vendin e parë dhe për këtë kanë meritë nga i pari tek i fundit, pra që nga punëtori më i thjeshtë tek presidenti.

Ndoshta Partizani është në vendin e parë sepse mendon për këtë objektiv, jo të rrëzojë Federatën?

Kur më pyetët nëse isha i mërzitur me barazimin, nuk jam pse humbëm dy pikë, por më tepër i mërzitur që nuk arritëm të shprehnim lojën tonë. Gjatë fazën së parë isha i shqetësuar për të parë sesi do të silleshim në çaste delikate. E kisha të qartë që do të vinte momenti kur do të çedonte në lojë dhe rezultati do të mungonte. Jemi një ekip që kemi luajtur në Europë kemi bërë disa faza përgatitore, lojtarët kanë marrë ngarkesë të madhe fizike. Janë lojtarë që duhet të mësojnë sesi të fitojnë, pra të kenë besimin që të jep eksperienca. Ndërprerja erdhi në momentin e duhur, jemi të qetë dhe tifozëve u kemi bërë një dhuratë: ta hanë të qetë gjelin e detit. Ne e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë.  Partizani dëshiron të bëjë miq dhe jo armiq, kënaqësia është atëherë kur të mbushet stadiumi. E shoh që kundërshtarët luajnë fort ndaj nesh. E përgëzova trajnerin Mezani për shpirtin e garës, kështu dua ta shoh Partizanin, duke luftuar.

Konfirmoni ardhjen e Dilaver Dukës?

Nuk ka asgjë për t’u konfirmuar. Është një lojtar që ka luajtur në Amerikë, kemi biseduar dhe trajneri Gega e njeh shumë mirë. Nuk është një sulmues i mirëfilltë, vjen pas një dëmtimi dhe disa problemeve familjare. Duke qenë një djalë me karakter ka pranuar ftesën tonë të provohet. Kjo është një shenjë pozitive. Nëse do të tregojë vlerat ,dhe unë kam besim, atëherë do të jetë pjesë e Partizanit. Nga ana njerëzore është shumë pozitiv, në aspektin sportiv ka qenë shumë i suksesshëm në MLS. Kemi edhe lojtarë të tjerë në vëzhgim. Merkatoja e janarit është më e vështira.

Partizani ka lojtarë që mund të shiten…

Është e vërtetë që në ndeshjet e Partizanit vijnë skautë të ndryshëm.

Jeni të gatshëm të lejoni largimin e “yjeve” që në janar si Bardhi, Asani, Mala?

Për të marrë titullin kampion bëhen blerje, jo shitje. Më shumë lëvizja të tilla në dalje mund të ndodhin në qershor.

Partizani detyrohet të aktivizojë lojtarë jo në pozicionet e tyre, pra ka mungesa në organikë…

Ne i mirëpresim të gjitha ekipet që të vijnë me energji të plota dhe t’i sfidojmë. Jemi të gatshëm t’i plotësojmë dhe aspektet që na mungojnë. Kur na mungoi Ibrahimi, Malaj e zëvendësoi mirë, ka lindur një mbrojtës djathtë. Është një thesar për trajnerin, mund të luajë disa role. Ka teknike të jashtëzakonshme dhe ndihmon edhe mbrojtës. Partizani nuk është më një surprizë, të gjithë trajnerët mundohet të gjejnë mënyrën për ta mposhtur. Trashi si i majtë nuk aktivizohet vetëm për mungesa. Ai në këtë rol është një sulmues i shtuar, pra nuk e shoh të humbur. Jemi pak hollë në mesfushë, sepse kemi nevojë për alternativa. Bardhi është përshtatur në atë rol dhe e ka kryer me sukses. Ka qenë gjithmonë problematik për mbrojtësit, vrapon dhe nuk ndalet kurrë. Nuk është në rolin e tij ideal, por e kompeson me teknikën e tij ekstra fine.

A jeni gati për t’i rinovuar kontratën Gegës?

Kur është bërë prezantimi, e kam uruar të jetë trajner afatgjatë. Besoj te ciklet e trajnerëve dhe mendoj që çdo trajneri i duhet dhënë koha për të shprehur filozifinë e lojë. Ne kemi qenë shumë të hapur për atë që duhej të bënim te Partizani. Jemi të kënaqur me punën dhe i kemi dhënë Gegës një shans të madh. Kemi marrë riskun që t’i jepnim skuadrën një trajneri që nuk kishte eksperiencë në krye të një klubi. Ekipi është rritur, ashtu edhe Gega. Pritshmëritë janë të mëdha. Pyetja për rinovimin më duket e pavend. Gega është te Partizani për një kohë të gjatë. Gega ka një bileta për New York dhe kthim në Antalia për fazën përgatitore. Mund të firmosë në letër të bardhë në çdo moment.

Cilat janë repartet ku duhet të përforcohet Partizani?

Nuk e bazoj punën te merkatoja e janarit, që nga fillimi i sezonit por shohim lojtarë të ndryshëm në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë. Merkatoja e janarit është merkato oportuniteti.

Kur do ta ketë Partizani shtëpinë e tij?

Besoj se do ta gjejmë investimin për ta përfunduar dhe kompleksin. Dhe kur ta ketë Partizani do të qëndrojë për një kohë të gjatë i pari.

Si është gjendja e Alban Hoxhës?

Komunikova direkt pas ndeshjes me Albanin, më dha që kishte dhimbje në gjoks dhe në krah. Do të shkojë në Spitalin Amerikan të bëjë një grafi, por nuk duket diçka serioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA