Në prag të vigjiljes së Krishtlindjes, Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës ka një mesazh për të gjithë besimtarët.

Imzot George Frendo ka përcjellë për të gjithë shqiptarët urimin e Krishtlindjes, e sipas tij ardhja e Jezusit në Botë ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun.

“Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnje. Në fytyrën e Jezusit fëmijë. Shohim fytyrën e çdo njeriu. Me ardhjen e tij në botë, Jezusi ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun. Na urdhëron të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e çdo njeriu. E prandaj njeriu nuk duhet të ketë nevojë të afrojë një deputet, që t’i afrohet puna. Nevojë që t paguajë një kirurg në një spital publik, që të bëjë një operacion. Nuk do të ketë nevojë që të korruptojnë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në Gjykatë”, u shpreh Imzot George Frendo.

Top Channel