Ndërsa është nderuar nga shumë shoqata brenda e jashtë vendit për kontributin që ai jep për emisionin e tij “Gjurmë Shqiptare”, Marin Mema është vlerësuar edhe nga “Tifozat Kuq e Zi”

E teksa është ngjitur në skemë, “Tifozat Kuq e Zi” kanë brohoritur emrin e tij, njësoj siç edhe thërrasin për lojtarët kuqezi në stadium.

Ndërsa vetë gazetari Marin Mema, i ka vlerësuar ata për 15 vite mbështetje që i kanë ofruar kombëtares shqiptare, e jo vetëm.

“Pak fjalë nga zemra për shqiptarët, për ata që e duan vërtetë këtë vend, për ata që kanë dëshirë ta shohin lartë, të fortë e krenar !! Faleminderit për pritjen miq, faleminderit për mbështetjen dhe energjinë që më kaloni çdo ditë !! 15 vjet “Tifozat Kuq e Zi”, si një bashkim që thyen kufij e ngre peshë zemrat e ngjyrat tona kombëtare !! Bashkë mundemi jo vetëm në stadium, por edhe jashtë tij, për ta ngjitur Shqipërinë tonë aty ku vërtet meriton të jetë !! Dashurinë ndaj vendit tonë duhet ta tregojmë çdo ditë sepse vetëm në këtë mënyrë diçka do të ndryshojë, Shqipëria do të ndryshojë !!! Faleminderit të gjithëve djem e vajza të TKZ që për mua jeni zemra e kombit !!”, shkruan Marin Mema në faqen e tij të Facebook.

Ndërkohë që ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në këtë aktivitete iu dha çmimi “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA