Arian Curi dha mendimin e tij se cilët ministra mund të rrezikojnë më shumë postin e tyre në qeverinë “Rama 2”, duke shtuar se “rifreskimi” ishte i domosdoshëm sipas tij.
Por, teksa përmendi emra në emisionin “Open” të Eni Vasilit, veçoi disa emra për të cilët kishte më shumë pakënaqësi mbi detyrën dhe kontributet e tyre deri më sot.
Sipas tij, Ministria e Arsimit ka nevojë për rifreskim, teksa edhe vet vjen nga radhët e pedagogëve të UET, teksa tha se “pas një mandati e gjysmë me Nikollën, këtij dikasteri i nevojitej një frymë e re”.
Një tjetër ndryshim ndoshta duhet bërë te Shëndetësia, duke mos përmendur në fakt një arsye reale se përse Ogerta Manastirliu nuk e ka bërë mirë punën e saj, por duke aluduar se “asaj duhet t’i jepet diçka tjetër”.
Në këtë moment solli në vëmendje garën për zgjedhjet lokale, e sigurisht Manastirliu është përfolur si një “kandidaturë” për bashkinë e kryeqytetit. Përballë një figure femërore si Manastirliu nga qeveria, Curi nuk zgjodhi një rivale nga opozita, duke ia lënë këtë Salianjit nëse do të kishte ndonjë emër për të përmendur.
Ndër ministritë e tjera që kanë nevojë për ndryshim, sipas tij janë ajo e Infrastrukturës dhe Energjetikës, por edhe ajo e Rendit.
Top Channel