Tottenham dhuroi spektakël në sfidën përmbyllëse të javës së 18 të Premier League, përballë Everton.

Tifozët e pranishëm në “Goodison Park”, sigurisht ata të skuadrës vendase, mbetën tepër të zhgënjyer, pasi ishin dëshmitarë të një humbjeje të rëndë 2-6, që ngre shumë pikëpyetje për formacionin e drejtuar nga portugezi Da Silva, që në 5 ndeshjet e fundin ka grumbulluar vetëm dy pikë, duke pësuar disfatë në 3 raste.

Son Heung-Ming dhe Harry Kane spikatën me nga një dygolësh, ndërsa listës së golashënuesve iu shtuan Dele Alli dhe Eriksen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA