Përmes një postimi në Facebook, Leshaj u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Lleshaj shton në postim se policia ka gjobitur një numër të konsiderueshëm, ndërsa thekson se duhet pak reflektim nga të gjithë.

“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve. Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj. Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës. Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare. Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”, shkruan Lleshaj.

Top Channel