Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar paraditen e kësaj të diele, në orën 10:37.

E pavarësisht se Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare e raporton në orën 9:37 me zonën orare të Grenuiçit në Londër, IGJEUM-i shqiptar nuk e ka korrektuar, por e ka lënë po aq.

Tërmeti ka rezultuar me magnitudë 3.3, me thellësi 1 km nën tokë, dhe epiqendrën e ka pasur rreth 12 km në lindje të Krujës dhe 23 km në verilindje të Tiranës, shumë pranë Zall-Bastarit të kryeqytetit.

Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk është ndierë shumë, e si e tillë nuk dyshohet të ketë shkaktuar dëme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA