“Në vendet europiane, gjithçka është e kontrolluar. Nuk mund të bësh plasje të mjeteve piroteknike pa kontroll, pasi ato sjellnin rrezikshmëri, sidomos për moshat e vogla”, thotë Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit në Shërbimin Zjarrfikës të Tiranës.

Por përveç shmangies së rrezikut, urdhri i përbashkët i 3 ministrave për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike, për përdorim civil, ka sjellë edhe një ulje të ndjeshme të ndotjes akustike në kryeqytet.

“Kemi kontatuar se nga ky vit situata është përmirësuar. Nuk po tregtohen fare mjete pirotenike të rrezikshme”, thotë më tej Ahmetaj.

Por kjo nuk do të thotë që mbrëmjen e ndërrimit të viteve nuk do të ketë spektakël fishekzjarresh.

“U bëj thirrje qytetarëve nëpërmjet medies suaj, që gjatë natës së ndërrimit të viteve të vijnë të festojnë në sheshin ‘Skënderbej’, ku gjithçka do të jetë nën kontroll dhe Bashkia ka organizuar një festë të përsosur”, tha Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA