Rrëshqitja e tokës në Bulqizë, ka sjellë dëmtime serioze në aksin rrugor Qafë e Buallit-Vajkal.

Tashmë ky aks rrugor pjesë e rrugës se Arbërit është kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e automjeteve, pasi asfalti ka pësuar dëmtime të mëdha.

Që prej ndërtimit të kësaj rruge, ky segment rrugor ka qenë problematik për shkak të cedimit të tokës nga burimet e nëndheshme, por edhe nga rrëshqitja e gurëve në të dyja anët e rrugës.

Gjate këtij viti në këtë segment rrugor janë shënuar me dhjetëra aksidente deri me pasojë të humbje të jetës.

Për drejtuesit e automjeteve kjo rrugë është kthyer në një rrezik serioz sidomos për ata që nuk kanë udhëtuar në këtë aks rrugor. Çdo jave ka aksidente në këtë segment shprehen ndër të tjera drejtuesit e automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA