Ndërkohë që në këto ditë të fundit të vitit të gjithë përgatiten të festojnë, fermerët e Dumresë edhe këtë vit nuk do të festojnë. E vetmja mënyrë e tyre jetesë që gjeneron të ardhura, duhani, edhe këtë vit ka mbetur i pashitur.
Duket se çështja e duhanit asnjëherë nuk do të gjejë zgjidhje përfundimtare në këtë zone. Qindra milionë lekë fermerët e Dumresë kanë ende pa marrë nga kompania e mëparshme, e cila grumbulloi duhanin e tyre dhe nuk i pagoi.
Sipas fermerëve, kompania aktuale që grumbullon duhanin nuk ka bërë ende blerjet për shkak të një ngërçi me shtetit për shkak të një akcize të shtuar për duhanin.
Top Channel kontaktoi me kompaninë, e cila konfirmoi se shumë shpejt është duke u gjetur një zgjidhje me shtetit shqiptar.
Top Channel