Vëmendja është te Cristiano Ronaldo, por ndeshjet e mëdha te Juventusi i vendos një tjetër futbollist, “ylli i heshtur”, Mario Mandzukic.
Pasi shënoi golin e fitores në sfidën me Interin dhe fitoi penalltinë në derbin me Torinon, sulmuesi kroat vendosi edhe fatin e ndeshjes së sotme mes Juventusit dhe Romës.
Bardhezinjtë e Allegrit triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj verdhekuqve, falë golit të Mandzukiç, që shënoi në minutën e 35-të të ndeshjes, pas një krosimi të De Sciglios.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 49 pikëve, në 17 javë, ku njeh 16 fitore, një barazim dhe ende asnjë humbje në kampionat.
Bardhezinjtë konfirmohen kështu edhe si kampionët e dimrit, ndonëse janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur deri në fund të vitit, ndërsa Roma mbetet në vendin e 10, me 24 pikë të grumbulluara.
Top Channel