Pulat apo gjelat e detit janë një përbërës kryesor i tryezës së Vitit të Ri. Fshati Baldushk rreth 15 km larg Tiranes, prej disa vitesh është shndërruar në një treg të rëndësishëm të këtyre shpendëve.

Banorët i tregtojnë pulat e gjelat nëpër oborret apo tregun e famshëm të Baldushkut.

Familja e Luan Zelës, ka shumë pune. Zonja e shtëpisë dhe fëmijët bëjnë gati një pulë që kanë ardhur t’ia blejnë një çift pensionistesh nga Tirana.

Luani merret me këtë punë që me ardhjen e demokracisë. Ai ka 7 fëmijë, më të vegjlit ndihmojnë për rritjen e shpendëve. Këtë vit ka gati per shitje rreth 25 krerë.

Llambo dhe zonja e tij Liljana kanë ardhur nga Tirana për të blerë një pulë deti. Kanë vite që kështu veprojnë. Çifti i pensionisteve, të tre femijët i kanë jashtë shtetit.

Top Channel