Policia hap dyert për studentët me rezultate të larta
21/12/2018 11:36
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Twitter se Policia e Shtetit ka hapur dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta.
“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj. Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë. Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”, shprehet Lleshaj në rrjetin social.
Top Channel