Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi në Kuvend se vetting-u politik duhet të përfshijë edhe analizat e drogës.

“Edi Rama nuk ka 40 milionë euro për studentët, por ka 300 milionë euro për 5 oligarkë. Kjo është ajo që përfaqëson kjo qeveri. Si mund ta pranojë vetting-un politik Rama kur ka problem me vëllain e tij dhe kur nuk dihen ku shkojnë koncesionet miliarda lekë”, deklaroi Kryemadhi, e cila kishte disa propozime të tjera për vetting-un në politikë.

“Vetting-ut politik duhet t’i shtojmë analizën e drogës. Një kryeministër që drogohet, është peng i mallit që i shesin dhe është peng i spaçatorëve”, deklaroi Kryemadhi.

Top Channel