Analisti i njohur amerikan dhe bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane (SEPA) në Uashington ka dhënë paralajmërime të këqija për Maqedoninë.
Janusz Bugajski në një analizë të fundit ka vlerësuar se e ardhmja e Maqedonisë do të jetë një imazh i zi, në rast se nuk do të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë.
“Në skenarin më të keq, Maqedonia heq dorë nga ndryshimi i emrit dhe i kthehet statusit të ngrirë para dyerve të mbyllura të NATO-s dhe BE-së”, thotë analisti.
Ai gjithashtu shton se kabineti i Zoran Zaev do të “shkërmoqet”, ndërsa ekonomia e fqinjit lindor të Shqipërisë do të hyjë në krizë.
“Qeveria e moderuar socialdemokrate do të bie, ekonomia do të shënojë rënie, nacionalizmi do të rritet, do të rriten tensionet ndëretnike, dhe do të shpërthejnë trazirat qytetare”, thekson Bugajski.
Sipas tij, “Maqedonia në vend që të bëhet shtyllë e sigurisë rajonale, do të shndërrohet në një faktor të jostabilitetit ku do të përfshihen katër fqinjët e saj në një zënkë”.
Top Channel