Top Story/ Hetimet për KAYO-n, Qyno: Nga Ardi Veliu te Aleks Marku, SPAK po verifikon kontratat
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve në Kuvend si dhe shtyrjes së seancës për pasdite në orën 18:00.
Rama shkroi në Twitter: “U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë”.
U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë?Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s'është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë?
— Edi Rama (@ediramaal) December 20, 2018
Top Channel