I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, drejtuesi i “Exit.al” Neritan Sejamini u shpreh se kryeministri Edi Rama është duke përdorur një strategji të tijën në takimet me studentët pasi u ngritën dhe i “vranë” fasadën.
“Arsimi i lartë ka shumë probleme dhe nuk mendoj se Rama do të bëjë dialog. Ai nuk dialogon me asnjë. Vendos për prishje teatrash, stadiumesh, koncensionesh. Atij i vranë fasadën studentët dhe zbuluan një Shqipëri të varfër jashtë fasadave. Nuk ka koncerte nga Bashkia. Nuk ka propagandë nga ministrat, nga kryeministri. Janë zhdukur dhe Rama nuk do të duket atje, por do të duket me studentët sikur nuk dinte gjë dhe ka dalë të informohet. Udhëheqësi nuk e dinte, po po ta dinte… i vete me duar në xhepa në dialog dhe çështja në thelb është paraja. Dhe kanë kosto të llahtarshme këto që duhet të bëhen.”, u shpreh Sejamini.
Top Channel