Pjesëtarë të Forcave të Armatosura iu bashkuan aksionit të Bashkisë Tiranë duke mbjellë fidanë të rinj pranë liqenit Liqenit të Vaqarrit për pasurimin e hapësirave të gjelbra të kryeqytetit.

Drejtori i Agjencisë së Pareqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, Admir Abrija vlerësoi kontributin e donatorëve të cilët bënë të mundur dhurimin e 2 mijë fidanëve dhe të efektivëve të Forcave të Armatosura për mbjelljen e tyre.

“Sot jemi duke mbjellur 2000 fidanë pishe të dhuruara nga 6 donatorë bashkë me ushtrinë që kemi bërë një punë të mrekullueshme për hapjen e gropave dhe vendosjen e pemëve po ecim përpara. Në këtë zonë kemi planifikuar që të mbjellim rreth 30 mijë fidanë të ndryshëm pishë, dafinë dhe ullinj. Sezoni po ecën shumë mirë dhe besoj që edhe me ndihmën e donatorëve të qytetarëve me projektin “Dhuro një pemë për qytetin” për Tiranën gjërat do të shkojnë shumë mire”, tha Abrija.

Duke e cilësuar një nismë të jashtëzakonshme, në emër të Forcave të Armatosura, Kolonel Përparim Gega Zëvendës komandant i Komandes Mbështetëse, shprehu gitashmërinë që ky kontribut i efektivëve të vijojë edhe në nisma të tjera të Bashkisë së Tiranës. “Një nismë jashtëzakonisht të mirë që i shërben komunitetit po pse jo edhe Forcës së Armatosur. Prandaj ne me kënaqësi ju kemi bashkëngjitur këtij aksioni me forca edhe me mbjellje po kontribojmë dhe do vijojmë edhe më tej të kontribojmë që ta bëjmë Tiranën sa më kreative të jetë më e këndshme pse jo edhe për kalamajt tonë që do të jenë pjesë e jetës dhe e komunitetit”, deklaroi Kolonel Përparim Gega.

Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbërt me 2 milion pemë duke lidhur 14671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel