Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e cilësoi si veprim shumë të vonuar dhe të pasinqertë dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë.

“Largimi i ambasadorit iranian, ndonëse pozitiv, është veprim shumë i vonuar dhe i pasinqertë. Duket një veprim i imponuar e jo një vullnet i qeverisë, pasi indiciet e qarta të veprimeve terroriste nuk kanë munguar edhe kohë më parë. Jemi të gjithë kundra terrorizmit dhe çdo veprim kundra tij është një veprim jetik për konsolidimin e demokracisë. Po ashtu duhet vepruar me forcë kundër terrorizmit shtetëror që grabit paratë te Unaza e Re, që mashtron për hir të vjedhjes deri në Amerikë, që i lejon hajdutët e qeverisë të rrinë në zyra dhe jo në burg”, shkruan Vasili në Facebook.

Top Channel