Top Story vjen sonte me dokumentarin për protestën e studentëve me titull “Pranvera e Studentëve”.
Emisioni është quajtur në këtë mënyrë krahasimore me “Pranverën Arabe”, që ishte një seri protestash në disa shtete dhe regjimet dikatoriale.
Top Story do të shpjegoj se kush e nxiti protestën, cilat ishin arsyet dhe si do të jetë vijimi i saj?
Në dokumentar do të trajtohen shkaqet e rritjes së tarifave të studentëve.
Për herë të parë Top Story do të pasqyrojë nëpërmjet dokumentave, shpërdorimin e fondeve universitare nga dekanët në bashkëpunim me zyrtarë të qeverisë.
Por jo vetëm kaq!
Top Story, përmes disa intervista, analizon se sa të realizueshme janë 8 kërkesat e studentëve dhe të metat e ligjit të ri të arsimit, skemat e tij korruptive, dhe kush është përgjegjës?
Top Channel