Jorge Sampaoli rishfaqet në skenën e futbollit. Ish-trajneri i përfaqësueses argjentinase mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës braziliane të Santosit duke bërë edhe prezantimin e tij përkrah presidentit Jose Carlos Peres.
Sampaoli, për të cilin kjo është eksperienca e parë në kampionatin brazilian të futbollit, zëvendësoi në stolin e Santosit ish-trajnerin Cuca, i cili u largua nga detyra e tij muajin e kaluar për shkak të problemeve kardiake.
“Pasi studiova të gjitha ofertat, kuptova se për mua kishte ardhur koha për të punuar në Brazil”-tha Sampaoli, i cili nënshkroi me Santosin një kontratë 2 vjeçare”, është sfida më e rëndësishme e karrierës sime”.
Ardhja e Jorge Sampaolit në stolin e Santosit u mirëprit nga legjenda e futbollit botëror Pele, i cili e uroi argjentinasin për detyrën e tij të re nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.
‘Mirëseerdhe te Santos, Jorge”-shkruan Pele në postimin e tij në Twitter” – shpresoj që të arrish shumë suksese me këtë klub të mrekullueshëm. Më thuaj nëse e kërkon ndihmën time. Paç fat!”
Top Channel