Një minator ka humbur jetën, në një minierë kromi në fshatin Pojskë të Pogradecit, pasi është zënë nga një masiv shkëmbor në një prej galerive.

Vasfi Dumo, 58 vjeç e banues në fshatin Rrëmenj, ka qenë duke punuar në njërën prej galerive të minierës së kromit, ku si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor është bllokuar, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dumo mësohet se ka qenë prej vitesh minator i kësaj miniere. Policisë dhe forcave zjarrfikëse u janë dashur rreth dy orë për të nxjerrë trupin e pajetë, nga zona ku e zuri masivi shkëmbor. Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes, e po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA