Parlamenti grek ka miratuar buxhetin e parë të vendit që nga dalja prej programeve të shpëtimit në gusht. Kryeministri Aleksis Tsipras tha se pas tetë vitesh kursim, ky është buxheti i një Greqie të lirë.

“Në fund të 2018 vendi përmbyll dy vite rritje pozitive, 1.5 për qind vitin e shkuar dhe më shumë se 2 për qind këtë vit. Presim shifra akoma më pozitive vitin e ardhshëm”, u shpreh Tsipras.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Qiriako Micotaqis, akuzoi qeverinë se po e rëndonte jetën e grekëve, veçanërisht atyre në nevojë. Gjatë votimit, sindikatat demonstruan jashtë ndërtesës së parlamentit dhe për to, masat e kursimit nuk kanë marrë fund. Edhe pse ka disa masa pozitive në buxhetin e 2019, dhe reduktimet e mëtejshme të pensioneve nuk përfshihen në të, sindikatat nuk janë të kënaqura.

Ato thonë se taksat janë ende të larta dhe rëndojnë jo pak mbi punëtorët. Sindikatat kërkojnë paga më të larta dhe më shumë shpenzime publike në shëndetësi dhe arsim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA