Për Gonzalo Higuain mund të flitet për një krizë pasi ka mbushur plot 7 javë pa shënuar.

Edhe mbrëmjen e djeshme, argjentinasi u paraqit dobët në ndeshjen ndaj Bolonjës që përfundoi në barazim 0-0. Lidhur me këtë çështje, sulmuesi tha: “Golat janë detyra ime dhe për të shkuar në Champions, duhen gola. E di gjithashtu se duhet të jem më i qetë dhe të ndihmoj ekipin, sepse golat do të vijnë”.

Përveç krizës para porte, Higuain përflitet edhe për një largim nga kuqezinjtë, të cilët nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij.

“Ka 13 vjet që dëgjoj këto zëra, e imagjinoni dot çfarë do të ndodhte nëse do t’iu kushtoja vëmendje. Jam mësuar tashmë. Për mua është krenari që mbaj numrin 9 të Milanit, sepse e kanë mbajtur shumë lojtarë të mëdhenj e Inzagi ka qenë njëri syresh. Edhe si rival ka qenë vrastar”, përfundoi “El Pipita”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA