Studentët kanë dy javë që protestojnë duke zbrazur auditorët. Në lidhje me këtë situatë, në Fakultetin e Ekonomisë është zhvilluar një mbledhje ndërmjet studentëve të këtij fakulteti dhe Dekanatit.

Pak ditë më parë, këtij fakulteti, një nga më të kërkuarit në vend, ju vu dryni në shenjë solidariteti me studentët.

Në mbledhje u vendos mospagimi i tarifave të shkollimit nga studentët deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

Shtyrja e sezonit të provimeve dhe afatit të procedurave për bursa për studentët, për shkak të situatës së krijuar, është një tjetër pikë për të cilën u ra dakord. Studentëve aktivë të Ekonomikut, në bazë të kësaj marrëveshjeje me 12 pika, iu bëhen 0 tarifat e brendshme për lista notash apo vërtetimesh.

Studentët e Ekonomikut kanë të drejtë të vlerësojnë performancën e pedagogëve të tyre, ndërkohë që kërkimet shkencore do të publikohen “online”, si dhe biblioteka do të pasurohet me 150 tituj të rinj për pedagogë e studentë brenda 3 muajve.

Palët ranë dakord për transparencë për çdo veprim finaciar, rikonstruksionin e sallave laboratorike dhe nisjen e procedurave për ngitjen e Kampusit Universitar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA