Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar banorëve të Unazës së re, në protestën e tyre.
Duke folur për media, Basha u shpreh se nesër do të bëhen publike me dokumente se si Rama e Veliaj, ndryshuan planin urbanistik për t’i dhënë një të dënuari për trafik droge, pallate.
“PD do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Do të provojmë me fakte se si Rama e Veliaj ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë Edmond Begos leje për të ndërtuar mbi rrënojat e shtëpive tuaja. Një njeri i dënuar për trafik droge, do të ndërtonte pallate shumëkatëshe, për të pastruar paratë e drogës”, u shpreh Basha.
Top Channel