
Detaje të reja nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur, viktima i hetuar për vjedhje
09/07 13:40
Ka hyrë në ditën e 14 protesta e studentëve.
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, fillimisht ata të grumbullohen përpara fakulteteve dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë për të përsëritur në kor kërkesat e tyre ende të paplotësuara nga kryeministri Edi Rama.
Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjera, të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin, por kanë edhe një mesazh për Bashën e Kryemadhin: “Mos guxoni të afroheni në protestë”.
Studentët vazhdojnë t’i thonë “Jo” dialogut me kreun e qeverisë, duke thënë se 8 kërkesat e tyre janë të panegociueshme.
Top Channel