27/12 07:29
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë e pedagogë të Universitetit Bujqësor. Një studente, pasi ka bërë pyetje për tarifat, më pas i ka thënë Ramës se rektori i kishte gënjyer për këtë mbledhje dhe se ata nuk e dinin që Rama do të ishte ai prezent. Më pas ka thënë se do të ishte ajo e para që do të largohej sot nga kjo mbledhje sepse ai po mundohet t’i përçajë.
Duartrokitjet që mori nga studentët e tjerë nuk i pëlqyen kryeministrit, i cili i pyeti se përse duartrokisnin.
“Çfarë ka për të duartrokitur këtu? Përdorni megafona kur unë jam i gatshëm që t’ju dëgjoj. Mirësjellja duhet të vazhdojë edhe në protestë”, theksoi Rama.
Top Channel