Ende me euforinë e titujve të fituar nga River Plate e Atletico Paranaensem në Kupën Libertadores dhe atë “Sudamericana”, Konfederata amerikano-latine e Futbollit “CONMEBOL” publikoi kalendarin e fazës së parë të këtyre dy kompeticioneve, për të cilat nis një epokë e re, pasi që nga viti 2019, finalet e tyre do të luhen me një ndeshje të vetme.
Në edicionin e 16 të Kupës Libertadores, ku River Plate fitoi pas një superfinaleje plot me polemika ndaj Boca Juniorsit, do të marrin pjesë 47 skuadra dhe finalja e këtij kompeticioni është parashikuar të zhvillohet më 23 nëntor në stadiumin “Nacional” të Santiagos së Kilit.
Turneu do të nisë më 21 janar dhe do të zhvillohen 3 raunde kualifikuesesh, përpara fazës së grupeve që do të nisë më 5 mars e do të mbyllet më 9 maj.
Ndërsa në Kupën “Sudamericana”, ku triumfoi Atletico Paranaense, do të marrin pjesë 54 klube, 44 të kualifikuara nga kompeticionet dhe 10 të ardhura nga Libertadores, pas përfundimit të fazave të mëparshme.
Finalja e Kupës “Sudamericana” do të mbahet më 9 nëntor të 2019-s në stadiumin “Nacional” të Limës, në Peru.
Top Channel