FE shtyn provimet: S’ka tarifa deri në një përgjigje për 8 kërkesat
18/12/2018 22:13
Dekanati bashkë me studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë vendosur që të mos paguajnë asnjë tarifë shkollimi deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.
Një tjetër vendim i marrë nga mbledhja e zhvilluar është edhe shtyrja e sezonit të provimeve.
Gjithashtu, në dokument thuhet se do të bëhet transparencë për çdo veprim financuar të Fakultetit.
“Dekanati i FE, gjatë mbledhjes së ditës së sotme, diskutoi dhe vendosi në lidhje me organizimin dhe ndarjen e punës për përshpejtimin e zgjidhjes dhe adresimit të problematikave për të cilat u ra dakord me studentët”, thuhet në njoftimin e tyre.
Top Channel