Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare rrëzuan shumicën e ndryshimeve që propozoheshin në ligjin “për Policinë e Shtetit”, përfshirë edhe atë ku bëhej fjalë për pranimin për nevoja të veçanta të ushtarakëve në radhët e uniformave blu.

“Nuk mund të lejojmë që në polici të vijë kushdo. Kam respekt për ushtarakët, por edhe policët janë shumë të shqetësuar. Duhet përcaktuar kush dhe nga ç’pozicion”, tha Pjerin Ndreu, depuetet i PS-së.

Deputetët modifikuan nenin në fjalë, duke i lënë hapësirë vetëm një kategorie të caktuar ushtarakësh, si xhenier apo nga forcat speciale që mund t’i bashkohen Policisë së Shtetit. Në fakt, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se do të rekrutohen në polici vetëm efektivë, për pozicione që aktualisht nuk formohen dot nga Adademia e Sigurisë.

“Jam krenar që vij nga ushtria dhe besoj që ushtarakët do ta pasurojnë policinë. Për të hequr merakun, nuk bëhet fjalë që ushtarakët do të bëhen drejtorë. Qëllimi është të marrim specialistë dhe jo drejtues”, tha Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm.

Komisioni i Sigurisë rrëzoi edhe propozimet që në kriteret për emërimin e drejtorit dhe zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të shtohej mundësia që ai të zgjidhej edhe nga institucione të tjera të sigurisë kombëtare, ku përshfihet edhe ushtria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA