Policia ka marrë një informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi”të Elbasanit, një person mund të kishte me vete armë zjarri.
Policia e Elbasanit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasi D.S., 22 vjeç, banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me 11 fishekë, të çilen e posedonte pa leje.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u procedua penalisht dhe shtetasi O.Z., 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.
Top Channel